Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Betejë mes Bayern dhe Barcelonën për yllin e “Aspirinave”, kushton 30 mln euro
19 Nëntor 2025 19:59 Telesport Alejandro Grimaldo do të largohet në fund të këtij sezoni nga Bayer Leverkusen. Sipas asaj që raporton “Marca”, e ardhmja e anësorit të majtë do të jetë te Bayern ose Barcelona. Kompany e vlerëson shumë anësorin spanjoll dhe do ta mirëpriste krahëhapur atë. Klubi bavarez është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit të tij që është 30 milionë euro. Në anën tjetër është Barcelona, Grimaldo pëlqehet shumë nga Hansi Flick. 30-vjeçari ka qenë dikur pjesë e Barcelonës B dhe duket e vështirë ta refuzojë mundësinë për t’u bërë sërish katalanas. “Marca” bën të ditur se Barcelona është më e favorizuar sesa Bayern për transferimin e Grimaldo, pasi Leverkusen nuk do të nxirrte asnjë problem për lëvizjen e tij drejt...