Kryeministri Rama për Euronews: Edhe Brukseli ka krim, nuk është problemi ynë ekskluziv

Kryeministri Rama për Euronews: Edhe Brukseli ka krim, nuk është problemi ynë ekskluziv

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se vendi i tij e meriton një vend në tryezën e Bashkimit Evropian, duke theksuar progresin e reformave dhe mbështetjen e gjerë të qytetarëve. Ai pranoi se krimi dhe korrupsioni mbeten sfida serioze, por shtoi se këto nuk janë probleme të veçuara vetëm për Shqipërinë: “Edhe Brukseli ka krim.” Në një intervistë për Euronews, Rama tha se Shqipëria duhet të bëhet anëtare e BE-së sa më shpejt të jetë e mundur, pas një dekade reformash të thella dhe qasjeje të palëkundur ndaj integrimit evropian. Ai rikujtoi se vendi ka hyrë tashmë në fazën përfundimtare të negociatave dhe e sheh vitin 2030 si një datë të arritshme për anëtarësim. Shqipëria ka qenë vend kandidat për më shumë se dhjetë vjet, por...