Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Kosova drejt zgjedhjeve të reja! Edhe Konjufca dështon të kalojë qeverinë e re në Kuvend
Pas dështimit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti edhe i mandatuari i dytë Glauk Konjufca nuk arriti t’i bënte 61 votat e nevojshme për formimin e qeverisë. “Me 56 vota pro, 53 kundër dhe 4 abstenime Kuvendi nuk e zgjodhi qeverinë e re të Republikës së Kosovës”, tha Dimal Basha. Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, ka akuzuar partitë opozitare se së bashku me Listën Serbe janë bashkuar kundër Albin Kurtit. “Tash, për më tepër se nëntë muaj, partitë e ish-opozitës bashkë me Listën Serbe janë barrikaduar kundër Albin Kurtit. Qëllimi i vetëm i tyre është shndërruar kundërshtimi i Albin Kurtit, pa pasur asnjë alternativë, por edhe duke lënë çdo interes shtetëror dhe të qytetarëve anash… Edhe pse seanca ishte thirrur për të votuar mandatarin Glauk...