“Në kohën tuaj ministrat silleshin si të fortë”, Topalli replikon me Shalsin: Ata që janë pijshëm, mos i lini të dalin në foltore

“Në kohën tuaj ministrat silleshin si të fortë”, Topalli replikon me Shalsin: Ata që janë pijshëm, mos i lini të dalin në foltore

Vijojnë diskutimet në Kuvend, në lidhje me projekt-buxhetin 2026. Deputeti i PS Eduard Shalsi iu drejtua deputetes së PD Jozefina Topalli duke i thënë që të mos “i fryjnë” ndarjes veri-jug, sepse nuk do t’i shërbejë për asgjë, ndërsa i kujtoi asaj se në çfarë ka bërë qeveria në kohën e Topallit. “E mbaj mend fort mirë kur zonja në fjalë drejtonte Kuvendin, sesi silleshin ministrat dhe drejtorët e institucioneve në Komisione, si të fortë… Kur ka qenë hera e fundit që ke qenë në Shkodër? Mos i fryni kësaj historisë së ndarjes veri-jug, sepse as u ka shërbyer dhe as do t’u shërbejë sepse shqiptarët janë të zgjuar. Na dëgjojnë çfarë themi dhe shohin se çfarë bëjmë. Për deputetët që kanë qenë këtu, dinë...