Përkrah më të mirëve në kualifikuese, Strakosha “kyç” portën

Përkrah më të mirëve në kualifikuese, Strakosha “kyç” portën

Shqipëria mbylli fushatën kualifikuese të botërorit duke u kualifikuar për herë të parë në Play Off të Botërorit. Ky sukses nuk ishte aspak i rastësishëm, pasi lojtarë të caktuar të kombëtares kanë bërë diferencën në momente të ndryshme. Një nga më të mirët në kualifikuese ka qenë padyshim portieri Thomas Strakosha. Në 5 ndeshje, Strakosha nuk ka pësuar gol, duke ruajtur kështu portën kuqezi të paprekur. Më mirë se “gardiani” i Shqipërisë ka bërë vetëm portieri i Spanjës, Unai Simon (6 ndeshje pa pësuar gol) dhe Jordan Pickford i Anglisë, me 7 ndeshje pa pësuar gol. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb