Braçe në Kuvend: Kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit të largohet

Braçe në Kuvend: Kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit të largohet

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka mbajtur fjalën në seancën e sotme plenare duke e vënë theksin tek paratë e buxhetit të shtetit dhe koncensionet. Braçe u shpreh se kush nuk shpenzon paratë e buxhetit të shtetit të largohet, qoftë ai një ministër apo çfarëdo posti tjetër. Sipas tij tre koncesionet që ju mbaron kontrata këtë vit të kthehet në shërbime publike. “Në këtë sallë ka deputet që dinë ta lexojnë buxhetin dhe ka që nuk dinë. Të dyja palët kanë zhurmuar fortë dhe kanë gënjyer shumë. Buxheti mban premtimet e zgjedhjeve të fundit politike që u mbajtën në vend. Për çdo pensionist është e qartë se çfarë do ndodh. Më në fund po flas me kartëmonedha dhe me mijë lekë. Është diferencë e...