Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Një mesfushor falas për Xabi Alonso-n, zbulohet plani i Real Madridit për verën e ardhshme
19 Nëntor 2025 18:37 Telesport Përveç transferimit të emrave “big”, strategjia e Real Madridit në vitet e fundit është edhe sigurimi i futbollistëve të rinj me pritshmëri të mëdha. Real Madridi i ka vënë syrin Quinten Timber, mesfushorit 22-vjeçar të Feyenoordit, i cili është një nga zbulimet më të mëdha në Eredivisie këtë sezon, sipas “Defensa Central” Quinten Timber shquhet për aftësinë e tij për të kompletuar detyrat mbrojtëse dhe sulmuese në mesfushë. Kontrata e tij me Feyenoord skadon në vitin 2026, ndaj Real Madrid ka nisur që tani negociatat për ta bindur të transferohet në Madrid në verën e ardhshme. Përveç Quinten Timber, Xabi Alonso pret edhe përforcime të tjera në mesfushë, ku deri tani janë përmendur emra si Alexis Mac Allister, Enzo Fernandez,...