Barcelona ngre stekën, kërkon qendërmbrojtësin 60 milionë eurosh. Shifra mund të rritet nëse…

Barcelona ngre stekën, kërkon qendërmbrojtësin 60 milionë eurosh. Shifra mund të rritet nëse…

19 Nëntor 2025 18:58 Telesport Largimi i Ingo Martinez ka lënë një boshllëk shumë të madh te Barcelona, reparti i mbrojtjes ka shfaqur mjaft probleme këtë sezon. Hansi Flick ka kërkuar nga drejtuesit e klubit një përforcim dinjitoz në merkaton e ardhshme për qendrën e mbrojtjes. Një nga emrat “big” që po ndiqet me shumë interes nga katalanasit është Goncalo Ignacio, qendërmbrojtësi i Sporting Lisbon, për të cilin ka interes të madh nga disa klube. Sigurisht që bisedimet me Sporting Lisbon nuk do të jenë aspak të lehta, klauzola aktuale e lirimit të Goncalo Ignacio është 60 milionë euro, duke ditur që kontrata e tij me klubin portugez skadon në vitin 2027. Ndërkohë, plani i Sporting Lisbon është të rinovojë para përfundimit të këtij sezoni...