Nesër hidhet shorti, Italia kërkon të shmang këto dy kundërshtarë në play-off

Nesër hidhet shorti, Italia kërkon të shmang këto dy kundërshtarë në play-off

19 Nëntor 2025 19:03 Telesport Nesër në mesditë do të hidhet shorti për play-offin për 4 biletat e fundit të mbetura në dispozicion për Kupën e Botës për zonën e Europës. Italia bën pjesë në vazon e parë dhe do të ketë përballë një nga ekipet e vazos së katërt: Irlanda e Veriut, Suedia, Maqedonia e Veriut dhe Rumania. “La Gazzetta dello Sport” zgjedh Suedinë dhe Rumaninë si dy ekipet të cilat Italia do donte t’i shmangte në gjysmëfinalen e play-off-it. Suedia përfundoi në fund të Grupit B me vetëm dy pikë në gjashtë ndeshje, por u kualifikua për play-off nëpërmjet Ligës së Kombeve. Pavarësisht rezultateve të tyre të dobëta, ata mbeten kundërshtari më i rrezikshëm falë lojtarëve si Aleksander Isak, Dejan Kulusevski dhe Viktor...