Situata e motit në vend/ “Orë të vështira”- Vengu: Ja zonat më me risk, në fshatin ku u shemb ura do të…

Situata e motit në vend/ “Orë të vështira”- Vengu: Ja zonat më me risk, në fshatin ku u shemb ura do të…

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka folur këtë të mërkurë për Euroneës Albania në edicionin informativ me moderator Ilir Kazaferi, lidhur me situatën e motit në vend. Vengu ka dhënë detaje mbi zonat e rrezikut dhe ka folur edhe për ndërhyrjen e autoriteteve në Delvinë, ku është raportuar shembja e një ure që ka bllokuar tre fshatra. Vengu: Faleminderit për ftesën, gjendemi në Mifol, midis Vlorës dhe Fierit. Aktualisht jemi në mbikëqyrje të gryka-derdhjes së Vjosës. Ky është një front intensiv në jugun e vendit. Në Delvinë dhe Tepelenë kemi pasur orë të vështira. Ujërat kanë shkuar në lartësi kritike në Përmet dhe Memaliaj. Ndaj, për 48 orë kemi dislokuar mjete për të bërë disa përforcime dhe sidomos në fshatin Fitore. Jemi në monitorim. Presim...