Zgjedhjet e 11 majit, Alibeaj thirrje diasporës: Keni në dorë të sillni ndryshimin me votën tuaj

Zgjedhjet e 11 majit, Alibeaj thirrje diasporës: Keni në dorë të sillni ndryshimin me votën tuaj

Drejtuesi i partisë “Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar sot lidhur me nisjen e votimit për shqiptarët në diasporë, duke e konsideruar këtë një moment historik për përfshirjen e emigrantëve në vendimmarrje. Në një postim publik, Alibeaj u bëri thirrje emigrantëve që të përdorin votën si një mjet ndryshimi, duke theksuar se për herë të parë do të kenë mundësinë të ndëshkojnë me votë ata që, sipas tij, i detyruan të largohen nga vendi. “Fletët e votimit janë nisur drejt jush, shqiptarëve të diasporës. Për herë të parë do të mbërrijnë dhe, për herë të parë, ju do të shprehni brengën tuaj ndaj atyre që ju larguan nga ky vend.Për herë të parë, ju do të keni mundësinë që, me votën tuaj masive, të ndryshoni...