Sanço gati të “emigrojë”/ Largimi nga Anglia duket i sigurt

Sanço gati të “emigrojë”/ Largimi nga Anglia duket i sigurt

Xhejdon Sanço dhe përfaqësuesit e tij janë parë në Stamboll gjatë ditëve të fundit, ku mbajtën takime me zyrtarët e tre klubeve të njohura të Superigës turke, si Fenerbahçe, Beshiktash dhe Gallatasaraj. Takimet u zhvilluan në një hotel luksoz, ku çdo klub paraqiti vizionin dhe planin e tij afatgjatë për sulmuesin britanik. Nuk dihet se cili klub është në pozita më të mira për ta siguruar transferimin e Sanços në janar, megjithatë thuhet se ai është i gatshëm të pranojë një ulje të konsiderueshme të pagës. Në këtë moment, Sanço përfiton 13 milionë stërlina në sezon te Aston Vila ku është në huazim, mirëpo është në gatishmëri ta ulë këtë shumë, në 7-8 milionë. 23-vjeçari, i cili kishte gjithashtu një reputacion të shkëlqyer gjatë qëndrimit...