Ambasadori suedez viziton Pogradecin: Mbështesim rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së

Ambasadori suedez viziton Pogradecin: Mbështesim rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së

Ambasadori i Suedisë në Shqipëri zhvilloi një vizitë zyrtare në Pogradec, ku u prit nga kryetari i bashkisë. Ai u shpreh i impresionuar nga qyteti, duke e cilësuar “të bukur dhe pjesë të rëndësishme të Shqipërisë”. Gjatë takimit me kreun e bashkisë, diplomatiku suedez tha se diskutuan mbi kapitujt e Bashkimit Europian dhe detyrat që bashkitë duhet të kryejnë në kuadër të procesit të integrimit. “Suedia e mbështet Shqipërinë, qeverinë lokale dhe atë qendrore. Sot jemi të lumtur të tregojmë edhe një film suedez, sepse është e rëndësishme të rrisim njohjen e ndërsjellë,” deklaroi ai. Ambasadori vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian, duke e cilësuar “fantastik deri tani”. Sipas tij, Suedia është e interesuar dhe e gatshme të mbështesë vendin tonë, por...