Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Berat, prurjet e mëdha të lumit Osum rrezikojnë përmbytjen e tokave bujqësore
Kronikë E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 17:58 Situata nga moti i keq në Berat nuk është e mirë. Sipas njoftimit zyrtar nga Prefektura e Qarkut Berat, reshjet kanë qenë të dendura dhe me intensitet të lartë, veçanërisht në zonat malore. Përgjatë aksit rrugor Poliçan-Skrapar prej mëngjesit të sotëm qarkullimi i mjeteve po kryhet me vështirësi pasi në një pjesë të këtij aksi rrugor ka pasur rrëshqitje dheu duke sjellë bllokim të pjesshëm të qarkullimit. Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat e emergjencës dhe mjetet e punës për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e lëvizjes së automjeteve. Situata mbetet kritike edhe në zonën e fshatit Moravë, ku prurjet e mëdha në lumin Osum kanë rritur ndjeshëm nivelin e ujit, duke rrezikuar përmbytjen e tokave bujqësore. Banorët...