Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Kupa e Shqipërisë: Nuk ka surpriza në fazën e 1/16-ve, ja kalendari i çerekfinaleve
19 Nëntor 2025 17:32 Telesport Kanë përfunduar ndeshjet e fazës 1/16 të Kupës së Shqipërisë 2025-2026 dhe janë përcaktuar çiftet e fazës 1/8. Nga ky raund u kualifikuan më tej Skënderbeu, Vora, Besa, Pogradeci, Laçi, Flamurtari, Burreli dhe Apolonia. Në fazën 1/8 do të garojnë edhe ekipet e renditura nga vendi i parë deri në vendin e tetë në “Abissnet Superiore” për sezonin 2024-2025. Faza 1/8 ka përcaktuar këto takime: Tirana – Skënderbeu, Teuta – Vora, Dinamo City – Besa, Vllaznia – Pogradeci, Bylis – Laçi, AF Elbasani – Flamurtari, Partizani – Burreli dhe Egnatia – Apolonia. Kupa e Shqipërisë, rezultatet e fazës 1/16 Skënderbeu-Iliria 4-2 Vora-Sopoti 2-1 Besa-Kukësi 3-1 Pogradeci-Korabi 4-3 Laçi-Luftëtari 2-0 Flamurtari-Tomori 9-0 Burreli-Kastrioti 5-2 Apolonia-Lushnja 3-2 Kupa e Shqipërisë – 1/8...