Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Përmbytjet, Manja-Hotit: Kur shkoni në veri për të bërë foto, mos shkoni me veshje 5-6 mijë euro
Deputeti socialist Ulsi Manja, ndërsa fliste në foltoren e Kuvendit, ku po diskutohet projektbuxheti për vitin e ardhshëm, është ndalur edhe te situata e përmbytjeve në vend. Ndërsa replikonte me deputeten demokrate Eldi Hoti, Manja tha se sot qytetarë në të gjitha bashkitë e vendit, e sidomos në veri, nuk presin t’u japin zgjidhje ata që nuk i kanë votuar. Ai “këshilloi” deputeten demokrate që kur shkojnë në zonat e veriut për të bërë foto me përmbytje, të mos shkojnë të veshura me veshje 5-6 mijë euro. “Zonja Hoti, kur ngrini telefonin, ju këshilloj që kur të shkoni në ato zonat atje vetëm për foto, ju lutem mos vishni kostume me 5 apo 6 mijë euro. Të gjithë ata banorët atje nuk presin t’ua zgjidhni...