Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Malaj: 15 milionë euro për fermerët në 2026-ën
Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Kuvend Marrëveshjen e Paqes Fiskale për periudhën 2026-2028, e cila synon rritjen e deklarimeve të rregullta dhe përmirësimin e administrimit fiskal për bizneset që duan të përfshihen vullnetarisht. Marrëveshja, e frymëzuar nga modeli italian i vitit 2018, përfshin edhe Projektligjin për faljen e detyrimeve tatimore dhe doganore. Sipas këtij ligji, borxhet më të vjetra se 10 vjet do të fshihen plotësisht, ndërsa për borxhet 5–10 vjet, bizneset mund të paguajnë 50% ose 75% të detyrimit tatimor dhe pjesa tjetër e borxhit, si dhe gjobat e kamatvonesat, do t’u falet. Borxhet 0–5 vjeç do të përfshijnë fshirjen e gjobave dhe kamatëvonesave kundrejt pagimit të plotë të detyrimit tatimor brenda 31 dhjetorit 2026. Ministri Malaj theksoi se kjo paketë...