I madhi Granit Xhaka, “i vogël” për të dalë mbi Shqipërinë dhe Kosovën…

I madhi Granit Xhaka, “i vogël” për të dalë mbi Shqipërinë dhe Kosovën…

Nga dje në mbrëmje ka nisur një histeri e madhe kolektive për të mbrojtur figurën e Granit Xhakës. Dhe nga kush…nga shqiptarët! Të madhe dhe të vegjël, sportistë dhe politikanë, të gjithë kanë dashur pak copëz nga tema e momentit. A duhej vërshëllyer Granit Xhaka? Sot praktikisht vetëm Edi Rama nuk ka reaguar në lidhje me këtë temë. Shikoni, është shumë e kuptueshme kur njerëzit e sportit të flasin për këtë çështje dhe të kenë mendime të ndryshme, bota prandaj është e bukur, do të ishte shumë e mërzitshme sikur të mendonim të gjithë njësoj. Por kur dalin disa personazhe jo sportiv që e mbrojnë Granit Xhakën vetëm sepse e njohin dhe pa ditur fare historinë, kjo është e neveritshme. Në rregull, por nga kush...