E moshuara në Sarandë rrëzohet në oborrin e shtëpisë, gjendet e pajetë në pus

E moshuara në Sarandë rrëzohet në oborrin e shtëpisë, gjendet e pajetë në pus

Një e moshuar është gjetur e pajetë, në një pus. Sipas policisë dyshohet se 71-vjeçarja është rrëzuar aksidentalisht në pusin që ndodhej në oborrin e shtëpisë së saj në fshatin Metoq, në Sarandë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim pasi më datë 18.11.2025, është gjetur pa shenja jete, në një pus të ndodhur në oborrin e banesës së saj, në fshatin Metoq, Sarandë, shtetasja 71 vjeçe. Nga veprimet paraprake dyshohet se kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv