Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
PD Kurbin akuzon Bashkinë: Përmbytjet s’janë mot, por dështim i institucioneve
Kryetari i PD-së dega Kurbin, akuzon pushtetin vendor për mos parandalimin e dëmeve të mëdha me të cilat po përballen banorët e Kurbinit këto ditë të reshjeve të dendura të shiut. "Reshjet e fundit kanë nxjerrë edhe një herë në pah mungesën e përgatitjes dhe mosveprimin e institucioneve të Bashkisë Kurbin.Përmbytjet që prekën qindra familje nuk janë thjesht pasojë e motit, por e mungesës së punimeve parandaluese, pastrimit të kanaleve dhe menaxhimit të riskut.Qytetarët e Kurbinit kanë të drejtë të kërkojnë llogari dhe të presin institucione që funksionojnë, jo reagime të vona. Situata e krijuar tregon qartë nevojën për administrim më të përgjegjshëm, transparencë dhe planifikim real për mbrojtjen e komunitetit.Qëndrojmë pranë çdo familjeje të prekur dhe kërkojmë që masat e domosdoshme të ndërmerren menjëherë...