Konjufca dështon në formimin e qeverisë së re të Kosovës, hapet rruga për zgjedhje të reja

Konjufca dështon në formimin e qeverisë së re të Kosovës, hapet rruga për zgjedhje të reja

Parlamenti i Kosovës nuk ka votuar as në seancën e sotme formimin e qeverisë së re, këtë herë me kryeministër të propozuar Glauk Konjufcën. Konjufca prezantoi kabinetin e ri qeveritar në rast se do të votohej, por ai nuk ka marrë 61 votat e nevojshme për krijimin e institucioneve të reja. Ai arriti të marrë vetëm 56 vota pro, ndërsa deputetët e tjerë, sikurse edhe kishin paralajmëruar më herët, nuk votuan për formimin e qeverisë.