Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Syri i nxirrë i ish-shefit të Gardës? Berisha zbulon të pathënat e ’21 Janarit’: Basha më erdhi në zyrë, audio është false
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në SPAK ku u pyet për herë të parë për "21 Janarin", një protestë e thirrur nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, e cila doli jashtë kontrollit dhe përfundoi me vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës para Kryeministrisë. 14 vite nga ngjarja Berisha tregoi para gazetarëve detaje të pa thëna në lidhje me ngjarjen tragjike. Asakohe Lulzim Basha ka qenë ministër i Brendshëm dhe Berisha rrëfen se më 21 janar të 2011, ministri i asakohe i ka shkuar në zyrën e tij së bashku me komandantin e Gardës dhe i kërkuan të evakuohej, por ai qëndroi në Zyra. Sali Berisha: Asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar. Asnjë urdhër dhe kurrë....