Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Sukses”, Bushati ironizon Ballukun: Fjalimet i paskan nga i njëjti shkrues që kishte Veliaj para se t’i kapë SPAK-u
Analisti Andi Bushati ka postuar një shenim në faqen e tij në facebook ku bën ironi me deklaratat shumë të ngjashme të Belinda Ballukut sot dhe të Erion Veliajt pak kohë para, së të përfundonte në burg për abuzimet marramendëse në bashkinë e Tiranës. “Ju nuk falni as suksesin politik dhe as njeriun që punon”, deklaroi zëvendësja nën hetim e Ramës, Belinda Balluku sot në Kevend. Ndërsa Erjon Veliaj pak kohë më parë së të prangosej pas akuzave nga SPAK thoshte se, “Suksesin nuk ta falin kollaj edhe pemës me kokrra i gjuhet jo vetëm me gurë por edhe me Molotov”. Mesazhi i Bushatit Këtyre, para se të bien, duket sikur iu shkruan e njëjta dorë fjalimet…Por, me siguri, që me fjalën 𝐒𝐔𝐊𝐒𝐄𝐒 kupton tjetër gjë…