Kosovë, nis seanca për zgjedhjen e qeverisë së re/ Konjufca prezanton kabinetin: Ta kursejmë vendin nga dy palë zgjedhje

Kosovë, nis seanca për zgjedhjen e qeverisë së re/ Konjufca prezanton kabinetin: Ta kursejmë vendin nga dy palë zgjedhje

Glauk Konjufca, i mandatuari për krijimin e qeverisë së Kosovës për t’i dhënë fund krizës disa mujore ka mbajtur fjalën e tij në seancën e sotme në Parlamentin e Kosovës.  Konjufca propozoi Albin Kurtin për të qenë zv/kryeministri i tij i parë si edhe ministër i Punëve të Jashtme, ndërsa Donika Gërvallën si zv/kryeministre të dytë dhe ministre të Drejtësisë.  Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka propozuar Glauk Konjufcën si mandatarin e dytë për kryeministër, pas dështimit të tentativës së parë me Albin Kurtin, i cili nuk siguroi dot shumicën e nevojshme.  Për miratimin e Qeverisë kërkohen të paktën 61 vota nga 120 deputët e Kuvendit.  “Për herë të parë në jetën e vet kuvendi nuk ka legjitimuar me votë qeverinë e shtetit. Votimit të 26 tetorit i priu një krizë 6 mujorë. Viti 2025 do mbahet mend si vit shumica...