Kaos në Kuvend/ Balluku drejtuar opozitës: Kur SPAK thërret Berishën ju thoni se drejtësia ndikohet nga Rama

Kaos në Kuvend/ Balluku drejtuar opozitës: Kur SPAK thërret Berishën ju thoni se drejtësia ndikohet nga Rama

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, teksa foli në foltore për akuzat që rëndojnë ndaj saj, ajo u ndal te fletëthirrja e SPAK për kryetarin e PD-së, Sali Berisha për çështjen e 21 Janarit. Ajo tha se opozita ka dy standarde në reagimet e saj për drejtësinë në rastet e goditjeve drejt opozitës dhe drejt mazhorancës. Balluku: Ju të nderuar opozitarë që ndiqni nga kafja e parlamentit keni dy standarde ndaj reformës në drejtësi dhe SPAK. Kur SPAK thërret Saliun dhe lozni kukafshehti me zarfin, i cili është zarfi që pret 15 vite populli shqiptar për drejtësi, për një vrasje shtetërore në 21 janar, atëherë SPAK ndikohet nga Edi Rama. Kur SPAK thërret Sali Berishën dhe e mban me arrest shtëpie për ditë e muaj dhe më pas...