Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Faik Konica: Dallimet mes fustanellës dhe karikaturës greke…
Dallimet kryesore mes veshjes së mirëfilltë shqiptare dhe karikaturës greke për të. E para, xhaketa. Në veshjen shqiptare ajo ka një të çarë të lirë te mëngët për të lënë të kalojë krahu, ndërsa mëngët, të qepura vetëm në pjesën e sipërme të supeve, hidhen prapa. Ato edhe mund të përdoren, po përgjithësisht nuk u futen krahët. Ndërsa grekët gjithmonë i fusin duart dhe nuk e kanë vënë re ose nuk e kanë kuptuar këtë tipar që, nga koha e mbretërimit të mbretëreshës Elizabeta, ka tërhequr vëmendjen e një poeti të madh anglez. Në veprën e tij «Faerfe Queene» (Mbretëresha e Vendit të Magjepsur, III, kr.XV, 10) Edmund Spenseri flet për mëngët që u vareshin si të shqiptarëve. Këpucët janë tre llojesh: kundrat, që janë...