Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Deputeti i PD akuza mazhorancës: Na gjeni një Parlament në botë ku zv/kryeministrja është e pandehur
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu akuzoi mazhorancën dhe kryeparlamentarin Niko Peleshi për dënime të padrejta ndaj opozitës në Parlament, duke iu referuar vërejtjeve që iu dhanë dhe përjashtimit të ligjvënësit Agron Shehaj gjatë fjalës së zv/kryeministres Belinda Balluku. Deputeti nënvizoi se Kuvendi nuk mund të ketë normalitet kur anomalinë e sjell vetë mazhoranca duke sjellë në sallë zv/kryeministren e marrë të pandehur nga SPAK, Belinda Balluku. Ai vuri në dukje gjithashtu se vetëm opozita ndëshkohet për thyerje rregulloreje, kurse deputetët e mazhorancës nuk penalizohen edhe kur etiketojnë opozitën si “Lej Fen” apo fyerje të tjera. “Në asnjë Parlament të botës zv/kryeministrja e pandehur nuk shkon atje. Çdo anomali që ndodh këtu vjen si pasojë e anomalitetit që krijoni ju në Parlament. Nuk mund të...