Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Koreografia’ kundër Ramës në Kuvend, ja deputetet që nuk i’u bashkuan kolegëve të tyre
Gjatë seancës së sotme plenare, në momentin që kryeministri Edi Rama mori fjalën në foltoren e Kuvendit, opozita vendosi t’i kthejë shpinën në shenjë proteste. Deputetët e PD dhe të grupeve opozitare u ngritën njëkohësisht, duke shfaqur një akt demonstrativ kundër kreut të qeverisë. Por, disa nga deputetë e opozitës nuk morë pjesë në këtë korografi kundër kryeministrit. Erald Kapri dhe Agron Shehaj, përfaqësues të partisë “Mundësia”, nuk u bashkuan me veprimin e opozitës. Të dy deputetët qëndruan të ulur gjatë gjithë fjalës së Ramës, duke mos iu bashkuar protestës simbolike të kolegëve opozitarë. Gjithashtu dhe deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, qëndroi e ulur dhe nuk iu bashkua grupit të saj. Veprimi i Bardelit shfaq një tjetër çarje brenda PD-së, ku jo të gjithë...