Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Bardhi deklaron votën e demokratëve kundër buxhetit: Jemi me Shqipërinë dhe jo pengmarrësit
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka shprehur qëndrimin kundër të partisë së tij lidhur me buxhetin e vitit 2026 dhe paketën fiskale që e shoqëron. Sipas Bardhit, ky buxhet nuk është në shërbim të qytetarëve, ndërsa theksoi se Partia Demokratike refuzon ta firmosë, pasi sipas tij, se “Shqipëria nuk qeveriset, por shfrytëzohet”. “Ky buxhet është fatura e pengmarrjes së Kryeministrit nga korrupsioni dhe krimi i organizuar që shqiptarët po e paguajnë më shtrenjtë se kushdo dhe ne refuzojmë ta firmosim. Ky buxhet është prova se sot Shqipëria nuk qeveriset por shfrytëzohet. Ne jemi kundër një buxheti që mbron të pandehurit dhe jo qytetarët, jemi kundër një qeverie që i shërben krimit dhe jo njerëzve, ne votojmë kudër për t’u mos u...