Nga “Paqja fiskale” për bizneset te rritja e pensioneve dhe pagës minimale, ministri Malaj prezanton projekt-buxhetin 2026

Nga “Paqja fiskale” për bizneset te rritja e pensioneve dhe pagës minimale, ministri Malaj prezanton projekt-buxhetin 2026

Në seancën plenare të ditës së sotme, ministri i Financave Petrit Malaj prezantoi projektbuxhetin për vitin 2026. Malaj tha se luhatjet e kursit të këmbimit nuk varen nga qeveria, por nga politikat e Bankës së Shtetit. Ai nënvizoi se një kurs i ulët ndihmon uljen e borxhit, por njëkohësisht dëmton të ardhurat nga TVSH-ja në dogana. Malaj: Kursi i këmbimit, sikurse e dini tregtohet në treg të lirë që bazohet në bazë të kërkesë dhe ofertës. Qeveria nuk ndërhyn dot në kursin e këmbimit, është banka që bën politikat monetare, që intervenon për të bërë rregullime të caktuara. Siç e favorizon kursi për uljen e borxhit, ashtu dhe paralizon për mbledhjen e të ardhurave që merren nga TVSH në doganë. Efektet e humbjes nga rënia...