Nën hetim nga SPAK, Balluku: S’do të dëgjoni kurrë akuza për drejtësinë e re, pres që e vërteta të marrë formë

Nën hetim nga SPAK, Balluku: S’do të dëgjoni kurrë akuza për drejtësinë e re, pres që e vërteta të marrë formë

Zv.kryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë është zyrtarisht e pandehur me akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”. Akuza iu komunikua nga Prokuroria e Posaçme zyrtarisht më 31 tetor. Për herë të parë , Balluku e pranishme në Kuvend ka folur lidhur me hetimet që po kryehen ndaj saj. Ministrja theksoi se nuk do të sulmojë kurrë drejtësinë e re, pasi Reforma në Drejtësi është vullnet i Partisë Socialiste dhe kreut të qeverisë Edi Rama. Më tej tha se do të presë deri në përfundim të hetimeve derisa e vërteta, cilado qoftë ajo, të marrë formë të prerë. Balluku: Nuk do dëgjoni kurrë nga unë akuza, sharje dhe onfendime për drejtësinë e re edhe kur prekem personalisht. Besoj se kjo...