“Zonja është marrë e pandehur dhe ky është fakt”/ Bardhi ironizon Ramën: 15 minuta ia dedikove mbrojtjes së Ballukut

“Zonja është marrë e pandehur dhe ky është fakt”/ Bardhi ironizon Ramën: 15 minuta ia dedikove mbrojtjes së Ballukut

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si avokat të skandalit të inceneratorëve dhe të tunelit të Llogarasë. Ai tha se për 15 minuta, Rama bëri avokatin e Ballukut. “Në 31 minua të fjalës së avokatit të inceneratorëve dhe të tunelit të Llogarsë, 15 minuta ia dedikoj mbrojtjes sesi ne nuk duhet të bëjmë prokurorinë ndaj Belinda Ballukut. Ne nuk bëmë prokurorinë, por sollëm në vëmendje se çfarë ka thënë prokuroria. Ne cituam prokurorinë. Zonja është marrë e pandehur dhe ky është fakt publik, por ty çfarë të detyron të vish në foltore dhe të bësh avokatin e një të pandehure për abuzim me fonde publike në vlerën e 50 mln eurove. Shqiptarët presin që ti...