Burimi:
Tesheshi.com
Foto © Tesheshi.com
Opozita i ktheu shpinën, si iu përgjigj kryeministri?
Kryeministri Edi Rama prezantoi në Kuvend buxhetin e vitit 2026 dhe paketën fiskale që e shoqëron. Buxheti që socialistët kanë dërguar në Parlament kap vlerën e 8,8 miliardë eurove dhe vjen i shoqëruar nga 8 projektligje, të cilat u diskutuan me procedurë të përshpejtuar në komisione. Në momentin e nisjes së fjalës së Ramës, deputetët e PD-së i kthyen kurrizin, veprim të cilin kryeministri e ironizoi duke thënë se “më mirë shpina sesa fytyra juaj”. Ai hodhi poshtë akuzat e opozitës, duke thënë se edhe Bashkimi Europian e vlerëson Shqipërinë për luftën kundër korrupsionit. “Isha Bruksel, Shqipëria hapi të gjithë kapitujt e negociatave. Dhe ata mendojnë se në Shqipëri, si sot, korrupsioni nuk është luftuar ndonjëherë”, tha Rama. Rama prezantoi elementët kryesorë të buxhetit, duke...