Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati në Novoselë, banorët në gatishmëri për t’u evakuuar

Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati në Novoselë, banorët në gatishmëri për t’u evakuuar

Pavarësisht se reshjet e shiut në qytetin e Vlorës kanë qenë me një intensitet të ulët deri mesatar, situata në lumin Vjosë nuk paraqitet aspak e qetë. Në njësinë administrative Novoselë lumi ka tendencë të prurjeve në rritje e sipër. Kjo për shkak të prurjeve që vijnë nga Përmeti dhe Memaliaj të cilat janë edhe aty në rritje. Situata në Vjosë po mbahet në monitorim pasi rrezikon daljen nga shtrati. Nëse prurjet do të jenë në kuota të larta përgjatë orëve në vijim situata do të jetë kritike. Momentalisht Vjosa po shkon në kuotën e 4.2 metrave teksa kur arrin kuotën 7.5 metra nis përmbytjen e zonave përreth. Banorëve të zonës ju është bërë thirrje të jenë në gatishmëri pasi në nivelin mbi 6-6.5 metra...