Ibrahimovic, çfarë “bishe” edhe 44-vjeç. Bën “dush” në -10 gradë celsius, në mes të natës

Ibrahimovic, çfarë “bishe” edhe 44-vjeç. Bën “dush” në -10 gradë celsius, në mes të natës

19 Nëntor 2025 12:51 Alfred Lleshi Zlatan Ibrahimovic ka treguar edhe një herë formën e tij fizike të jashtëzakonshme, pavarësisht moshës dhe kushteve ekstreme të motit. Në një video të postuar në Instagram, ai shihet duke u futur në një vaskë me ujë, e rrethuar nga bora, gjatë një nate shumë të ftohtë. Ai mban vetëm kostumin e notit dhe një kapelë dimri. Mesazhi që shoqëron videon: “-10 Celsius”, duke theksuar temperaturat ekstreme që Zlatan i ka imponuar trupit të tij. Videoja nënvizon disiplinën e tij dhe aftësinë për të përballuar kushte të vështira fizike. Ish-sulmuesi i shquar suedez tregon sërish, edhe në këtë video, një formë atletike të admirueshme, pavarësisht moshës 44-vjeçare.