“PS, garantorja e pavarësisë në drejtësi”, Rama-opozitës: Do të vazhdoni të përplaseni pas murit veten tuaj

“PS, garantorja e pavarësisë në drejtësi”, Rama-opozitës: Do të vazhdoni të përplaseni pas murit veten tuaj

Kryeministri Edi Rama nga Kuvendi tha se Shqipëria është vlerësuar me notat më pozitive në Bruksel. Kreu i qeverisë u shpreh se vetëm PS është garante e pavarësisë në drejtësi. “Dua të siguroj ata që na ndjekin, se Shqipëria nuk ndalet, kemi hyrë në fazën vendimtare, që dje mori shtysë të re në Bruksel, jemi çmuar me notat më pozitive. Pikërisht sepse jo vetëm i kemi qëndruar strikt të gjitha detyrave, sot jemi në vendin e parë për plotësimin e kërkesave nga plani i ri i rritjes. Jemi të çmuar për atë që mallkohemi non stop, nga ata që sot po më fusnin në borxh me këtë pamje spektakolare që po më ofrojnë, pikërisht për drejtësinë, reformën. Nëse sot Shqipëria lufton me korrupsionin, heton pa...