Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Vrau 2 persona pas debatit për makinat, prokuroria kërkon 25 vjet burg për ish-policin
Prokuroria Tiranë ka kërkuar 25 vite burg për ish-policin Tomor Çela i cili në vitin 1997 vrau dy shtetas pas një debati për përplasjen e makinave Tomor Çela u deportua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës 3 vjet më parë. Ish-polici Çela vrau në vitin 1997 Elton Danin e Ledian Hoxhën. “Nga hetimet mbi procedimin penal të vitit 1997, rezultoi se i pandehuri Tomor Çela., ka punuar si punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr.4 Tiranë, detyrë nga e cila është liruar më datë 15.06.1997. Gjatë kohës që ka qenë në detyrë ai ka qenë i pajisur me armën automatik model Kallashnikov të cilin nuk e ka dorëzuar por e ka mbajtur në banesë pa leje të organeve kompetente. Ky shtetas, më datë 27.11.1997 rreth orës...