Buxheti 2026/ Rama: 1.7 mld lekë për rritjen e pensioneve. Biznesi i vogël nuk paguan tatim-fitim deri në 2029

Buxheti 2026/ Rama: 1.7 mld lekë për rritjen e pensioneve. Biznesi i vogël nuk paguan tatim-fitim deri në 2029

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar buxhetin e vitit 2026 dhe paketën fiskale, në fokus të të cilës janë pensionistët, pagat, mirëqenia sociale dhe biznesi. Sipas Ramës, buxheti për këtë vit parashikon një rritje prej 1.7 miliardë lekësh të mbështetjes për pensionistët, ndërsa është rritur buxheti për mbrojtjen sociale. “Ky buxhet është historik për Partinë Socialiste, pasi adreson 1.7 miliardë lekë rritjen e mbështetjes për pensionistët. E mira e kësaj pune është se faktet mbeten: mbrojtja sociale arrin sot me këtë buxhet në 257 miliardë lekë, më shumë se dyfishin e mbrojtjes sociale që kishin shqiptarët kur morëm detyrën. Kjo është kryefjala e këtij mandati dhe këtij buxheti, pa harruar përfituesit me aftësi të kufizuar, ata që marrin ndihmë sociale, si dhe mbështetjen për familjet e...