Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Bardhi akuzoi Ballukun, Balla shmang debatin: Nuk kemi asnjë minutë për të humbur me ju
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, taulant Balla, replikoi me kolegun e tij të opozitës, Gazment Bardhi, që akuzoi qeverinë dhe mazhorancën për abuzime me buxhetin dhe shpërdorime, duke kërkuar nga kryeparlamentari Niko Peleshi që të kalohej direkt në votimin e kalendarit mujor dhe programit të punimeve, pasi ata nuk kishin kohë për të humbur. Balla akuzoi opozitën se ata gjithnjë janë kundër rritjes së pensioneve dhe rrogave, duke kujtuar se në këtë buxhet do votohej rritja e pensioneve, rrogave të administratës dhe pagës minimale për sektorin privat. “Nuk kemi asnjë minutë për të humbur më për të shkuar te rendi i ditës, përgjigjes së pyetjes se kush përfitojnë nga buxheti janë 670 mijë pensionistë, punonjësit e administratës së shtetit që marrin rritjen dhe sektorit...