Vodhi dy makina të marra me qira, 38-vjeçari ekstradohet nga Italia

Vodhi dy makina të marra me qira, 38-vjeçari ekstradohet nga Italia

Është ekstraduar nga Italia në Shqipëri një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Edvaldo Nanushi, 38 vjeç, të lindur në Manzë, Durrës. Në vitin 2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim. Shtetasi Edvaldo Nanushi, në vitin 2017, bashkëpunoi me shtetasit italianë, M. C. dhe N. B., për të mashtruar përfaqësuesit e një subjekti në fushën e dhënies së automjeteve me qira dhe për t’iu marrë 2 automjete tip “Audi Q7”, të cilat nuk i kthyen më.