Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Tregu i birrës në krizë, Nasi: Importi ‘mbyt’ prodhuesit e vegjël vendas
Tregu shqiptar i birrës po përballet me një sfidë të madhe, ku rritja e importeve po kërcënon seriozisht prodhimin vendas. Të dhënat tregojnë një rënie të konsumit total të birrës dhe njëkohësisht një zhvendosje dramatike të balancës tregtare në favor të produkteve të huaja. Sipas shifrave të diskutuara nga aktorë të tregut, konsumi total vjetor i birrës në vend ka rënë nga 105 milionë litra në 95 milionë litra. Më shqetësues është fakti se raporti mes prodhimit vendas dhe importit është përmbysur plotësisht. Nëse më parë ky raport ishte afërsisht 50-50, tashmë importet zënë 65 milionë litra të tregut, ndërsa prodhimi vendas ka rënë në vetëm 35 milionë litra. Kjo tendencë po e përkeqëson situatën financiare të vendit, duke rritur importet dhe duke ulur prodhimin...