Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Paketa fiskale dhe buxheti 2026, çfarë pritet të diskutohet sot në Kuvend
Kuvendi do mblidhet sot në orën 10:00, në seancë plenare për të shqyrtuar paketën fiskale dhe projekt-buxhetin e 2026-ës. Kjo është paketa ligjore më e rëndësishme e vitit, që vjen së bashku me atë që quhet paqja fiskale, dhe falja e detyrimeve të prapambetura për qindra biznese. Opozita e ka kundërshtuar paketën fiskale, duke thënë se ajo ka ardhur vonë në Kuvend dhe nuk ka kohë në dispozicion për një shqyrtim serioz. Projekt-buxheti i vitit 2026 është 8.8 miliardë euro, dhe shoqërohet me 8 projektligje si paketë fiskale, që u diskutua në komisione parlamentare me procedurë të përshpejtuar. Deputetët do të diskutojnë në parim për 8 projektligjet që përfshin buxheti, pesë prej të cilave janë aktualisht në fuqi dhe ndryshojnë, ndërsa 3 janë projektligje të...