Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Moti i keq/ Dëmtohet ura që lidh dy fshatra në Kukës, probleme edhe në Dibër
Moti i keq me reshje të dendura shiu që ka pushtuar vendin ditët e fundit ka shkaktuar problematika edhe në qarkun e Kukësit dhe të Dibrës. Raportohet se në tre njësi në Kukës ka probleme me energjinë elektrike, ndërsa në bashkinë Has gjatë natës ka patur dëmtim të një ure që lidh fshatin Dobrunë me fshatin Bardhosh. Ndërsa në Dibër, raportohen probleme në rrugën nacionale Skuraj–Burrel, dhe në Shkopet, ku për më tepër se 3 orë rruga ka qenë e bllokuar pasi inertë dhe gurë janë shembur nga shpati i malit. Gjithashtu ka patur ndërprerje të energjisë edhe në njësitë Baz dhe Ulëz.