HEC-et në gatishmëri, Balluku inspekton situatën nga moti i keq : Nuk parashikohet hapja e portave

HEC-et në gatishmëri, Balluku inspekton situatën nga moti i keq : Nuk parashikohet hapja e portave

Vendi ynë është përfshirë me mot të keq, çka ka shkaktuar përmbytje dhe vështirësi në qarkullim në disa zona.Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku monitoroi situatën e krijuar si pasojë e reshjeve intensive në HEC Koman ku tha se vijojnë të jenë të përgatitur për të përballuar situatën.Balluku tha se nuk parashikohet hapja e portave dhe se janë kapacitetet dhe volume për të përballuar shirat intensive. “Ne jemi të përgatitur. Çfarë është e rëndësishme dhe çfarë duhet t’u themi të gjithë njerëzve, nuk parashikohet hapja e portave sepse ky është problemi kryesor dhe shpeshherë abuzohet edhe me lajmin. Flitet për hapjen e portave. Ne po e bëjmë me dije që i kemi kapacitetet dhe volumet pasi kemi punuar nga data 11 nëntor...