Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Deputetët e PD, Gjoni dhe Piroli, inspektojnë situatën e krijuar nga moti i keq në Kurbin: Qytetarët janë braktisur
Deputetët e Partisë Demokratike, Gjin Gjoni dhe Kastriot Piroli, panë nga afër situatën e krijuar nga moti i keq në Kurbin. Gjatë takimeve me banorët, deputetët konstatuan mungesë të plotë vëmendjeje nga autoritetet vendore dhe ato qendrore. Sipas deputetëve, problematikat e përsëritura ndër vite nuk janë adresuar me ndërhyrjet e nevojshme parandaluese, duke bërë që dëmet të jenë edhe më të mëdha. Një tjetër çështje shqetësuese e evidentuar gjatë inspektimit ishte fakti se ende ka familje të mbetura të pastreha që prej tërmetit të vitit 2019. Deputetët u shprehën se shumë prej tyre vijojnë të jetojnë në kushte të rënda, në banesa të rrënuara, ku çdo reshje paraqet rrezik të përditshëm. Deputeti Gjin Gjoni kritikoi propozimin për uljen e buxhetit të bujqësisë nga 5% në...