Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
A është e vërtetë rritja e pensioneve? Ja si përgjigjet Ministrja
Në një dëgjesë publike me banorët e njësive administrative 8 dhe 9, përfaqësues të lartë të qeverisë dhe Bashkisë Tiranë prezantuan projektbuxhetin ambicioz për vitin 2026 dhe vizionin afatmesëm deri në vitin 2030. Takimi, i drejtuar nga deputetja Ogerta Manastirliu, vuri në fokus një sërë reformash madhore ekonomike dhe sociale, si dhe investime konkrete infrastrukturore që synojnë përmirësimin rrënjësor të cilësisë së jetës në kryeqytet. Ministrja Delina Ibrahimaj shpalosi një nga nismat më të rëndësishme të buxhetit, një reformë gjithëpërfshirëse të pensioneve. Duke nisur nga janari 2026, do të ketë një rritje progresive të pensioneve për të gjitha kategoritë, me objektivin që deri në vitin 2030, pensioni urban i plotë të arrijë 40,000 lekë, ai i pjesshëm 22,000 lekë, ndërsa pensioni rural dhe ai familjar...