Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Duhet ristrukturim total”/ Alimehmeti shpreh zhgënjimet: Nuk po merren përgjegjësi në PD, po fshihet analiza
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në një emision televiziv, ka shprehur hapur zhgënjimet, kritikat dhe propozimet për gjendjen aktuale të partisë më të madhe opozitare në vend. Alimehmeti deklaroi se Partia Demokratike ka dështuar të mbajë premtimin për analizën zgjedhore, duke ngritur dyshime për transparencën e brendshme: “Analiza zgjedhore është premtuar prej kohësh. OSBE/ODIHR doli. S’ka asnjë arsye që kjo të mos bëhet. Nëse nuk bëhet, do të thotë se diçka po i fshihet demokratëve. Këtu ka një përgjegjësi që dikush nuk po merr”. Ai paralajmëroi se mungesa e meritokracisë dhe përfaqësimit të drejtë rrezikon rëndë demokracinë e brendshme të PD-së. Sipas Alimehmetit, zemërimi i madh publik ndaj qeverisë nuk po shndërrohet në mbështetje të opozitës për shkak të...