Plagosje me thikë në Fier, dërgohet në spital 33-vjeçari

Plagosje me thikë në Fier, dërgohet në spital 33-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku një 33-vjeçar, i identifikuar si D.D., është plagosur me thikë dhe është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Policia ka nisur hetimet dhe kërkimet për autorin e dyshuar, J.R., ndërsa shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë konflikt mbeten ende të paqarta. Njoftimi i Policisë: Rreth orës 18:30, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. R., ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasin D. D., 33 vjeç, banues në Roskovec, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. R. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.