‘Rënia e Ikarusit’, fotografia e pabesueshme e një parashutisti që “kalon” Diellin

‘Rënia e Ikarusit’, fotografia e pabesueshme e një parashutisti që “kalon” Diellin

Një fotograf ka realizuar një imazh mahnitës të një parashutisti që duket sikur po bie nga Dielli. Fotografia spektakolare, e titulluar “Rënia e Ikarusit”, është shkrepur nga Andrew McCarthy, i specializuar në fotografimin e Diellit. Ai shpjegon se për të kapur momentin e duhur u desh planifikim i jashtëzakonshëm dhe saktësi teknike.Parashutisti, muzikanti Gabriel Brown, u hodh nga rreth 1,070 metra lartësi, sipas Daily Mail. Për të fokusuar njëkohësisht Diellin dhe parashutistin, kamera duhej të vendosej në tokë, në një distancë prej 3.2 kilometrash. Në praktikë, McCarthy kishte vetëm një pjesë të sekondës për të fiksuar momentin kur figura e parashutistit kalonte përpara objektivit. Rezultati mbresëlënës u bë menjëherë viral në rrjetet sociale, duke marrë vlerësime nga dashamirës të fotografisë dhe entuziastë të hapësirës. Madje...