Bie nga lartësia punonjësi i “ALUFLOR”. 50-vjeçari mbahet i intubuar në Spitalin e Traumës

Bie nga lartësia punonjësi i “ALUFLOR”. 50-vjeçari mbahet i intubuar në Spitalin e Traumës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Selvisë në Tiranë në orët e para të mëngjesit. Një 50 vjeçar punonjës në kompaninë “ALUFLOR” me administratore Znj. Erjola Xheko ka rënë nga lartësia duke marrë plagë te rënda në trup dhe dëmtime në kokë. Më pas punonjësi është nisur drejt Spitalit të Traumës ku ndodhet i intubuar dhe në gjendje kritike per jetën. Aktualisht inxhinierja e kësaj kompanie ndodhet në paraburgim. Burime për Ora News bëjnë me dije së një tjetër punonjes i kësaj kompanie është aksidentuar para 3 muajsh. Subjekti“ALUFLOR” me seli në Durrës është themeluar në 25/09/2023.